Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËSezoni i ri turistik në Apoloni nis me dyfishim të numurit të...

Sezoni i ri turistik në Apoloni nis me dyfishim të numurit të vizitorëve (foto e vidio)

Fier – Sezoni turistik në Parkun Arkiologjik të Apolonisë nis me dyfishim vizitorësh. Do të nis sistemimi i parkingut të ri si dhe në shtigjet turistike

Sezoni i ri turistik ka nisur me fluks të madh vizitash në Parkun Arkiologjik të Apolonisë si nga vizitorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj, ka pohuar drejtoresha e këtij parku arkiologjik Ornela Dyrmishi, e cila ka pohuar se që tani një javë pas çeljes së sezonit turistik numri i vizitorëve ka shkuar në 16 mijë ku ata vendas dihen por këtë vit më shumë ka nga Spanja, Portugalia dhe Franca.

E pyetur drejtoresha Dyrmishi se cilat janë risitë për këtë vit turistik, ajo ka pohuar se është guida online që vizitori nuk ka nevojë për shoqërues, prerja e biletave online që është me çmim më të ulët.

E pyetur nga ALB365 nëse edhe këtë vit a do të ket investime nga BE në lidhje me shtigjet turistike, hapjen e shtigjeve të reja dhe mirëmbajtjen e atyre të vjetër, Dyrmishi ka pohuar se edhe për këtë vit turistik do të vijojë mbështetja nga BE me projekte të tilla sikundër edhe në gërmime arkiologjike nga ekspedita të huaja në muajt e verës.

Parku Arkiologjik i Apolonisë do të nisi shumë shpejt vënien në funksion të parkingut të ri që lidhet me by pass e Mbrostar – Levan që do të jet i kompletuar me qendër informacioni, biletari. Ky park arkiologjik është quajtur si diamanti i kurorës turistike në gjithë zonën e Myzeqesë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME