Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËLiu: Ta gëzojë fitoren PS-ja në Fier, por a e ka parë...

Liu: Ta gëzojë fitoren PS-ja në Fier, por a e ka parë njeri Petro Koçin?

Përshëndetje miq. Java kaloi dhe fundjava erdhi shpejt por bashkë me të erdhën edhe zhvillime të shumta.  Me to njihem pothuajëse në kohë reale  jo vetëm nga rrjetet sociale, por edhe nga miku im Lamja, e mo e, ai shoku i mirë mallakastriot që kam në Fier. Nuk thonë kot, “ Mallakastër e Myzeqe thashetheme me nge me nge”. Unë në Amerikë dhe ai në Fiert.

Nuk po duroj dotë, ma tha Lamja se do vi Edi Rama në Fier për të festuar fitoren e zgjedhjeve, por kam merak, ky Petro Koçi do festojë për këtë fitore apo do jet i zënë me punt e tija në Kombinat?!

“Si drejtues shembullor në PS e Fierit, Rama e mori pranë vetes për të dhënë përvojën e tij në Tiranë, në Kombinat (për ta kontrolluar më shumë se po trazonte ujrat në Fier) më tha një mik, por se besova, socialist i vjetër shoku Petro nuk “shket” kollaj, ja prita. Po mirë e kishte shoku Petro luftonte “armikun e kllasës” brenda radhëve të  partisë. Ftoi edhe SPAK-un të hetonte se krimi po merrte tenderat në bashkinë Fier, po hë çu bëre Petro Djali, do thoni juve, se ne na mori malli, më tha Lamja kur fola mbrënë në chatt.

Dallandyshe Bici kreu i IKMT-së kallzoi në SPAK drejtorin e kadastrës në Fier Arben Vojon pasi i janë gjetur shkelje 53 problematika, siç thonë “kazanët”. Entuziast po shikoja facebook-un e shokut Petro , Mendova do ketë hedhur ndonjë gjë Petro Koçi, me vonesë me vonesë po ja e paska lëviz vendit Petro SPAK-un. Shiko, hiç, shiko hiç, verr lart, gërr poshtë hiç. Tëmën, thashë me vete, ç’paska ndodhur. Shiko shoku Petro vetëm kombinat , kombinat, kombinat e mu kutua ajo kënga kombinat o kombinat stof për burrat e lesh për gratë. Ç’fryva me vete duke thënë, po hë shoku Petro na thoj një fjalë!, Shkrepe” dhe me vonesë por të paska dëgjuar SPAK-u. E paska gjetur armikun në gjirin e partisë”.

E që thoni juve, ja për kto gjëra që ta shikoj e takoj shokun Petro, shokun Bato, ti urojë për fitoren e PS në Fier, por të takojë edhe atë, atë të gjatin nëse më lënë sigurisht, t’i them hallall për fitoren dhe lartë e më lart të do populli dhe PS.

Po e mbyll tani se më duhet të bëj valixhet gati për  në Albani , e de eeeee, do vi për fitoren e PS në Fier, kryeqytetin e socialistëve, e në Rinas, në Aeroport  si gjithmonë më pret miku im Lamja, e de eee, mallakastrioti do presi myzeqarin, ti llomotisim nga afër ca gjëra se janë dhe çimkat moreeeee.

Hajde Bye Bye.

Satirë, mos e merrni seriozishtë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME