POLITIKËTOP-NEWS

Berisha mbledh krerët e degëve dhe jep disa porosi

Kreu i PD-së Sali Berisha mblodhi këtë të hënë në selinë blu, kryetarët e degëve të partisë.

Në fjalën e tij, Berisha u la porosi krerëve të degëve të PD-së të riorganizojnë partinë në qarqet e tyre. Berisha e evidentoi organizimin e partisë si një nga mangësitë më të mëdha këto vite.

Berisha shtoi se Rama del nga qerthulli ku ka rënë, vetëm po e lanë demokratët.

“Për të gjithë ju dhe ne, kryefjala e të gjithave është organizim, organizim, organizim. Ne jemi parti e madhe, ata që e venë në dyshim këtë gabojnë. Jemi parti e madhe. Kemi patur një problem. Ne nuk jemi marrë me shkallën e duhur me organizimin. Ne nuk jemi ata që jemi përkushtuar në shkallën e duhur energjitë për qëllimin tonë. Sot, dhe çdo ditë, kryetarët anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, kanë detyrën organizimin, riorganizimin e kësaj partie, nga seksionet. Edhe kjo është e domosdoshme në situatën e krijuar.

Edi Rama del nga ky qerthull vetëm po e lamë ne. Nuk mund të dalë. Dha një intervistë, në një gazetë europiane. Shtypi europian iu përvesh si hipokrit, si mashtrues e të tjerë me radhë. Të gjitha cituan opozitën. Zërin e tyre, duhet të bëjmë gjithçka që këto përpjekje të vijnë në rritje. Edi Rama çdo ditë bëhet më armik, më antishqiptarë, më hajdut me organizatën e tij kriminale. Ne nuk do e pranojmë kurrë.” – u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button