Milani në Champions League, ndërkohë që Juventus zyrtarisht jashtë saj për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë fituan 1-0 në “Allianz Stadium” duke i dhënë goditjen e fundit skuadrës së Allegrit, që mbetet në vendin e 7-të pas dënimit me 10 pikë.
Skuadra torineze dominoi në 45 minutat e para, por nuk arriti t’i konkretizonte mundësitë. Milani ndërkohë shfrytëzoi rastin e parë që ju dha, duke realizuar me Giroud, i cili u tregua i saktë me kokë.
Në pjesën e dytë asgjë nuk ndryshoi, me bardhezinjtë që luajtën një lojë sporadike duke krijuar vetëm një rast të pastër në kohën shtesë.