Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVisoka fshati i zhuritur/ Shteti e  shfrytëzon për naftë por banorët kanë...

Visoka fshati i zhuritur/ Shteti e  shfrytëzon për naftë por banorët kanë 30 vjet pa ujë (vidio)

Jetojnë mbi naftë, por nuk kanë çfarë të pinë dhe me çfarë të lahen. Visoka, fshati që vuan mungesën e ujit për afro 40 vjet, banorët shpojnë për ujë dhe u del ujë me naftë

Ky është realiteti i banorëve të Visokës në bashkinë e Mallakastrës. Në fshatin me puse nafte, banorët përdorin ende kafshët për të mbushur ujë për nevojat më jetike.

Fshati Visokë i bashkisë Mallakastër ka afro 40 vjet që vuan mungesën e ujit të pijshëm në rubinetat e banesave të tyre. Fshati ka 6 lagje dhe afro 750 familje por që mungesën e ujit të pijshëm e kanë gjetur duke e marr nga burimet me gomerë ose ata që kanë të ardhura ekonomike kanë shpuar puse  nga 50 deri 130 metra të thellë. Kjo jo jetëm ka kushtuar nga 7 deri 8 milionë lekë të vjetra por në shumë raste uji i puseve del i përzier me solar (hollues nafte bruto) dhe nuk shërben as për të pirë dhe as për të larë.

Banorët pohojnë se kanë qënë të shumta premtimet nga kandidatë për deputetë apo kryebashkiakë por asnjëherë nuk u është dhënë zgjidhje.

Ndërkohë nga bashkia e Mallakastrës shprehen se e njohin problematikën e ujit në Visokë, dhe për këtë arsye kanë paraqitur projektin në ministrinë e linjës dhe janë në pritje të tenderit për ndërtimin e ujësjellësit.

Këtë gjë e pohon edhe një banor i fshatit i cili thotë se një grup pune si dhe një inxhinjer nga Tirana kishin shkuar në fshat dhe ka parë situatën në vend

Zona e Visokës njohët si zonë naftëmbajtlse dhe holluesi i tipit solar ka shërbyer për hollimin e naftës bruto dhe është përdorur në puse nafte. Shpimi i puseve nga banorët për ujë të pijshmëm shpeshherë gjen bashkim të ujit me solarin dhe uji i ktyre puseve  është i pa përdorshëm

Deri atëherë, banorët kanë një tjetër verë që do të vuajnë për ujë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME