Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEUROPOL arreston 33 persona, mes tyre edhe shqiptarë, sekuestrohen 18.5 milion euro

EUROPOL arreston 33 persona, mes tyre edhe shqiptarë, sekuestrohen 18.5 milion euro

EUROPOL ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure një aksion në Itali dhe Spanjë, ku u arrestuan 33 të dyshuar në një aksion të koordinuar kundër një rrjeti kriminal global të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Autorët e dyshuar, të cilët janë me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane, kishin krijuar një rrjet ndërkombëtar kompanish për të pastruar paratë e pista.

Rrjeti kriminal ofroi një shërbim profesional kriminal për të fshehur origjinën e të ardhurave të krijuara nga trafiku i paligjshëm i drogës nga Amerika e Jugut.

Me mbështetjen e Europol dhe Eurojust specialistët e pastrimit të parave nga Guardia di Finanza italiane sekuestruan 18.5 milionë euro asete në kuadër të operacionit.

Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejoi që krimi i organizuar të maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin final të fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme.

E për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME