Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËÇifti Meghan-Harry marrin vendimin e papritur ndaj familjes mbretërore

Çifti Meghan-Harry marrin vendimin e papritur ndaj familjes mbretërore

Fund “luftës” me familjen mbretërore. Princ Harry dhe Meghan Markle kanë marrë vendimin për t’i ndalur sulmet.  Harry dhe Meghan mendonin se duhej të ndalonin sulmet rrepta ndaj anëtarëve të Pallatit Buckingham pas akuzave të ashpra që patën në intervistën me Oprah Winfrey, në shfaqjet e tyre në Netflix, si edhe librin e princit.

Nëse informacioni i gazetës britanike është i vërtetë, atëherë do të jetë një lehtësim i madh për Pallatin. Sidomos për babanë e Harry-t, mbretin Charles dhe gruan e tij Camilla, si dhe vëllanë e tij Ëilliam, Princin e Uellsit dhe gruan Kate Middleton.

Komentet dashakeqe të “rebelëve të pallatit britanik” e kishin vënë Buckingham në një pozitë të vështirë, duke dëmtuar imazhin e Kurorës në të njëjtën kohë. Kanë kaluar 1240 ditë nga “Megxit”, kur çifti vendosi në janar të 2020-ës të largohet nga pallati mbretëror dhe të zhvendoset në Florida, SHBA.

Burimet e cituara nga gazeta “The Sun” pohojnë se çiftit Sussex i ka mbaruar materiali, pra nuk kanë çfarë t’i atribuojnë familjes mbretërore britanike. Harry-Meghan kuptuan se duke kritikuar vazhdimisht Buckinghamin, publiku është lodhur duke dëgjuar ankimet e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME