Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan i kanë thënë lamtumirë angazhimeve mbretërore, por megjithatë kanë fituar titullin Mbret dhe Mbretëreshë… në një tjetër Mbretëri, atë të Google.
Ata janë mbretërit më të kërkuar në Google, me Markle në krye dhe princin pas saj. Në këtë mënyrë përsa i përket interesit të përdoruesve të internetit, ata kurorëzohen në këtë fron.
Sipas sondazhit të portalit BonusInsider, historitë e Megan dhe Harry gjatë vitit të kaluar kanë ngjallur interes dhe kuriozitet, që nga botimi i librit “Spare” deri te lajmet për ndjekjen e supozuar.
Dukesha e Sussex-it ngjall kureshtjen më të madhe, ndërsa bashkëshorti i saj është i dyti, renditjen e ndjekin Kate Middleton, Mbreti Charles, Princi William dhe Mbretëresha Camilla