Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHelmimi i dhjetëra banorëve në Bulqizë, reagon policia

Helmimi i dhjetëra banorëve në Bulqizë, reagon policia

Policia e Bulqizës ka reaguar në lidhje me helmimin e dhjetëra personave, që janë paraqitur për ndihmë në qendrën shëndetësore të Gjoricës. Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur menjëherë Grupi hetimor dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së,e  nën drejtimin e Prokurorisë.

Policia thotë se po punohet po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Dyshohet se shkak për helmimin të jetë bërë uji i pijshëm që është konsumuar nga banorët e zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma të ngjashme, si dhimbje barku dhe të vjella.

Njoftimi i policisë:

Në qendrën shëndetësore Gjoricë, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi. Pasi janë trajtuar me ndihmën e parë mjekësore, banorët janë larguar në banesat e tyre.

Në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur menjëherë Grupi hetimor dhe  në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së,e  nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sqarojmë se as gjatë ditës së djeshme dhe as ditën e sotme, në Komisariatin e Policisë Bulqizë nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME