Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAShqiptari u vra me plumb në kokë, dyshohet i vëllai 18-vjeçar

Shqiptari u vra me plumb në kokë, dyshohet i vëllai 18-vjeçar

Autoritetet italiane kanë identifikuar të riun shqiptar që u gjet i pajetë në banesën e tij në Pontedellolio të Piaçenzës. Nga mediat italiane zbulohet se viktima është Enriko Aliaj, 20 vjeç. I riu vdiq pasi mori një plumb në kokë. I dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë është vëllai 18-vjeçar i viktimës. Ky i fundit jetonte me të vëllain së bashku me prindërit dhe motrën e tyre më të vogël.

Megjithatë dinamika e ngjarjeve brenda banesës është ende e paqartë. Sa i përket vëllait të viktimës, ai fillimisht nuk ka thënë asnjë fjalë për karabinierët pasi ndodhej në gjendje shoku, por është bërë shoqërimi i tij në komisariat.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME