Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMINisin të tunden prangat/ KLSH raport qindra faqësh, ka shkelje në Albpetrol,...

Nisin të tunden prangat/ KLSH raport qindra faqësh, ka shkelje në Albpetrol, shpërblime vetes me 3 e 4 rroga disa milionëshe.

Dhe shkeljet nuk paskan të sosur në “lopën laramane” Albpetrol. Kontrolli i Lart i Shtetit ka përfunduar një kontroll më këtë institicion dhe ka hartuar një raport qindrafaqësh ku ndër të tjera përmend edhe shkeljet që sektorë të ndryshëm të kësaj kompanie kanë kryer me apo pa dashje gjat procesit të punës në këtë kompani.

Në raportin e tij thuhet  ndër të tjera se disa drejtues kanë shpërblyer veten me dy deri ne tre apo katër rroga, por rrogat variojnë nga 1,5  deri në 2,5 milionë

Faksimile të marra nga rrjeti social facebook

KLSH raporton se në zbatimin e marrëveshjeve hidrokarbure janë krijuar detyrime të papaguara nga kontraktorët për energji elektrike në vlerën 1,268,578,937 lekë,(mbi 10 milionë euro) vlerë e cila është e ardhur e munguar për buxhetin e shoqërisë “Albpetrol” ShA.

“Nga mos pagesat në kohë për detyrime për energjinë elektrike, “Albpetrol” ShA ka akumuluar detyrime për kamatëvonesa në vlerën 1,909,362,631 lekë, vlerë e cila edhe pse nuk është likuiduar ende, është një detyrim real i cili do të ketë një efekt negativ financiar në buxhetin e shoqërisë në vijim.

Në pasqyrat financiare të vitit 2020 të hartuara nga shoqëria nuk është paraqitur vlera e kamatëvonesave prej 1,323,265,398 lekë për mos pagesën e faturave të energjisë elektrike. Shoqëria në pasqyrat e saj financiare ka në detyrimet afatgjata në vlerën 2,882,966,924 lekë e cila përbën vlerën e dividendit të papaguar në llogarinë e ortakut të vetëm Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Pagesa e fundit është kryer në vitin 2017, e më pas nuk janë kryer më likuidime” nënvizojnë audituesit.

Një problematikë tjetër e hasur gjerësisht në administratë është ajo e largimeve nga puna ku për Albpetrol këto kanë qenë masive.

“U konstatuan shpenzime të cilat kanë sjellë efekte negative financiare në buxhetin e shoqërisë në vlerën 315,548,500 lekë, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e vendime gjyqësore për largime nga puna të punonjësve në kundërshtim me kuadrin rregullator në fuqi, për shpërblime dietash me vlerë më të madhe se kufijtë e lejuar ligjorë, si dhe persona të punësuar mbi strukturën e aprovuar nga Këshilli Mbikëqyrës” thuhet në dokument.

KLSH ka gjetur parregullsi edhe sa i takon punësimeve në kompani ndërkohë që kjo e fundit ishte në proces ristrukturimi dhe shkurtim të vendeve të punës. Po kështu vetë ristrukturimi është bërë pa pasur një studim kurse për kompani të caktuara janë gjetur pagesa për punë të pakryera./Monitor/

Faksimile të marra nga rrjeti social facebook
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME