U deshën më pak se 30 minuta nga nisja e provimit të matematikës që të zhvillohej rituali i përvitshëm i Maturës Shtetërore. Sërish është publikuar një prej varienteve të tezës së provimit në rrjetet sociale.
E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atë të letërsisë. Ndonëse u tha se kësaj here, ishin marrë masa për të parandaluar këtë fenomen, kjo nuk u realizua. Megjithatë sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, publikimi i tezës nuk ndikon aspak në proces.
Sot më shumë se 30 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të matematikës. Testi i tretë i Maturës Shtetërore nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.