Përhapja marramendëse e videos skandalit me seks oral të kryebashkiakut të Kuksit Safet Gjici, menjëherë pasi fitoi mandiatin në zgjedhjet lokale të Kukësit, pritet ta çojë atë drejt shkarkimit. Ai duket në pamje duke kryer marëdhënie gojore me një vajzë më të re në moshë në zyrën e tij dhe duke u derdhur madje mbi tavolinën e punës ku thurte plane për ta çuar Kuksin ‘VETEM PERPARA”.
Safet Gjici e fitoi kukësin për herë të dytë pasi mundi me 1500 vota diferencë (9.519 vota) Admir Sinamatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 8.151 vota. Ai ka qenë më parë edhe deputet e prefekt i këtij qarku, gjithashtu edhe president i klubit të futbollit.
Në kohën kur Berisha ishte në pushtet ai ishte përkrahës i flaktë i PD-së dhe financues i saj. menjëherë me ndryshimin e pushtetit ai e ndryshoi pllakën. “E vërtetë që përkrahja PD-në, por nuk gjeta kurrë mirënjohje nga hallkat politike të kësaj partie. Nuk doja kompensim, por të më vlerësonin për kontributin tim, sado modest të ishte ai”, tha ai në mars të vitit 2014 menjëherë pas emërimit prefekt duke shtuar se Edi Rama, “më vlerësoi për çfarë kam arritur në botën e biznesit dhe më shprehu bindjen se të gjithë biznesmenët e ndershëm do të përkraheshin nga ana e tij”.
Gjici shpesh është bërë personazh i rubrikave humorisike në media.
Gjatë një deklarate për gazetarët në 2020, Gjici duke u dashur të mburret me revolucionin që ka bërë në Kukës për pastrimin e qytetit, i shiti investimet e tij si më të mira se ato që janë bërë në Gjermani. “Ne po pastrojmë çdo ditë, që kur kemi marrë drejtimin e bashkisë ju e dini mirë që i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit. Mirëpo ky investim që është bërë këtu në lagjet 4-5-6 siç thonë disa që vijnë nga Gjermania: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim”, tha atherë ai duke u ngjitur në hit parade të lajmeve kombëtare. Në një rast tjetër fika para një viti kur shumë qytetarë të kukësit u helmuan me të vjella dhe bark nga ndotja e ujit Gjici doli në media për të qetësuar banorët, por bëri efektin e kundërt. Ai tha se uji ishte në regull vetëm se nga një ndërhyrje e paligjshme ishte përzier pak uji i rjedhshëm me atë të vaditjes.
SPAK nis procedim penal per Safet Gjicin, kryebashkiakun e skandalit seksual
Emri i tij u përfol shumë edhe në skandalin Mc Gonigal. Në një foto të bërë nga vizitat e shumta të Charles McGonigal në Shqipëri është edhe një me Safet Gjicin, kryebashkiakun socialist të Kukësit. Ata shfaqen duke darkuar në një restorant dhe duke pirë verë, ndërsa shoqërohen nga Agron Neza, “personi A” në dosjen e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së.
Tani se fundi ai u bë viktimë e një komploti halmarrjeje provinciale nga dikush që e filmoi duke palluar në zyrë. Po të shohësh videon rezulton se dikush ka qenë duke e përgjuar dhe me siguri ky i fundit i ka shpërndarë edhe pamjet që do të rezultojnë fatale për kryebashkiakun e sapo zgjedhur. Ai gjendet në prag të shkarkimit.
Safet Gjici kryebashkiaku i Kukësit i përfshirë në një skandal seksual rrezikon të dënohet deri në 3 vite burg.
Një nga akuzat për të cilën mund të akuzohet është marrëdhënie seksuale apo homoseksuale duke shpërdoruar detyrën dhe sipas nenit 105 të kodit penal ai rrezikon 3 vite burg.