Vajza, që u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit Safet Gjici, ka zbuluar se me të ajo ka patur një raport me të prej kohësh. Personi i identifikuar si Alma.K., në një bisedë telefonike ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Në një intervistë për “Ora News”, ajo është shprehur se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Lidhur me lajmet që qarkullojnë në mediat online, se video ka qenë për të shantazhuar Safet Gjicin, ajo e mohon në mënyrë kategorike.
Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesve të policisë apo SPAK, Alma nuk preferoi t’u përgjigjej. Vajza tha se ka punësuar një jurist, që po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.
“Komente nuk kishte as për videon e regjistruar, por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë”, shkruan “Ora News”.