Ndoshta e keni vënë re një ngjyrë flokësh që po dominon këtë sezon!
Bëhet fjalë për trendin e flokëve të kuq.
Ka nisur si fillim me tone delikate, por së fundmi po preferohen pigmente më të forta.
Parukierë të ndryshëm shprehen se nuancat e së kuqes kishin kohë që nuk preferoheshin nga vajzat, por tani, kërkesa po rritet përsëri për ato nuanca me tone më të ngrohta të së kuqes.
Cila ngjyrë e kuqe më përshtatet?
“Hapi i parë për të gjetur ngjyrën e duhur është të kuptoni se çfarë tonaliteti lëkure dhe tiparesh keni”, thotë stilistja e Cliphair, Lynn Chambers.
“Nëse venat në krahun tuaj duken të gjelbërta në dritën natyrale, ju keni nuanca të ngrohta. Nëse ato janë vjollcë ose blu, ju keni nuanca të ftohta dhe nëse nuk mund t’i dalloni (ose janë një përzierje e të dyjave), ndoshta janë neutrale,” thotë Chambers.
Nëse keni nuanca të ftohta, të kuqet me nuanca më të lehta do të përshtaten më mirë.
Nëse keni tone të ngrohta, atëherë zgjidhni ngjyrën e kuqe të bakrit ose ngjyrën e artë.
Nuancat neutrale janë më të gjithanshme. “Nëntonet neutrale kanë më shumë opsione kur bëhet fjalë për flokët e kuq, sepse ato përshtaten pothuajse me çdo ngjyrë.
Këtu do të gjeni 10 nuanca të ngjyrës së kuqe, të cilat mund t’i arrini me produktet dhe profesionalizmin që e gjeni në Class Hair&Makeup.