Lamborghini Revuelto po rezulton të jetë shumë i popullarizuar në mesin e blerësve të super-makinave, aq sa janë shitur të gjitha, sa nuk do të ketë më deri në fund të vitit 2025.
Në lansimin e modelit të tij të parë hibrid plug-in, ekzistonte gjithmonë mundësia e largët që blerësit të humbnin interesimin e tyre nga zëvendësimi i Lamborghinit me Aventador, por qartësisht, nuk ka qenë kështu, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, shefi ekzekutiv i Lamborghinit, Stephan Winkelmann, konfirmoi se modeli është shitur për të paktën 18 muajt e ardhshëm.
Kjo nuk është hera e parë që Winkelmann komenton për pritjen e fortë ndaj super-makinës hibride.
Në muajin prill, ai tha se Revuelto ka potencialin për t’ia kaluar nga shitjet modelit Aventador, nga të cilat 11,456 njësi u shitën gjatë prodhimit të tij 11-vjeçar.
Vetura po rezulton të jetë veçanërisht e popullarizuar në mesin e blerësve të pasur në SHBA.