Fabrika e “Ford” në qytetin gjerman të Këlnit po nxjerr nga linja e prodhimit makinat “Ford Fiesta”, njoftoi sot kompania e prodhimit të automobilave.
Që nga viti 1976, rreth 20 milionë automjete “Fiesta” janë ndërtuar në mbarë botën, pothuajse gjysma e tyre në Gjermani, fillimisht në Saarlouis afër kufirit francez, pastaj për disa dekada në Këln.
“Historia e suksesit të automjeteve “Fiesta” nuk ka përfunduar”, shkroi kompania në vitin 2016 me rastin e 40-vjetorit të krijimit të saj.
“Kjo është një ngjarje vendimtare për “Ford”. Modeli i vjetër “Ford” po largohet nga Evropa dhe po vjen një “Ford” i ri elektrik”, tha eksperti i industrisë se prodhimit te automjeteve, Ferdinand Dudenhoffer.
”Ford” është aktualisht në procesin e investimit të pothuajse dy miliardë euro (2,18 miliardë dollarë) në fabrikën e tij në Këln, për prodhimin e modeleve të reja të makinave elektrike.
Makina e parë elektrike “Ford” do të prezantohet në fund të vitit.
“Automjeti “Ford Fiesta”, kryesisht ishte popullor në vendet e Evropës Jugore, si Italia dhe Greqia.
Shitjet e “Fiesta” arritën kulmin në fillim të viteve 1990, pas së cilës suksesi i saj nisi te zbehej gradualisht”, tha Dudenhoffer.
“Nëse “Ford” do të ketë sukses edhe me modelet e ardhshme të makinave, siç pati me “Fiesta”, kalimi në makinat elektrike do të jetë një arritje e madhe për kompaninë”, theksoi ai.