Miratohet me 117 vota pro, asnjë kundër e 3 abstenime kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt. Mes deputetëve që votuan pro arrestimit të Arben Ahmetajt ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama.
3 deputetët që abstenuan janë Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.
Mbi ish-zv/kryeministrin rëndojnë 3 akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 6 raste dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Të dyja palët, si opozita dhe mazhoranca, ishin pro heqjes së imunitetit për Arben Ahmetajn, megjithatë secila doli me një raport të vetin.
Vetë Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe këtë e kanë konfirmuar avokatët e Ahmetajt, por nuk dihet se në cilin shtet ndodhet aktualisht.
Votimi:
120 deputetë prezentë në sallë
117 pro
3 abstenim
Asnjë kundër