Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta/ Banorët e Hekalit: Nëse na cënoni varrezat nuk e duam rrugën...

Protesta/ Banorët e Hekalit: Nëse na cënoni varrezat nuk e duam rrugën (foto e vidio)

Mallakastër – Banorët e Hekalit në Mallakastër u mbledhën sot ne nje proteste ku jane shprehen tç vendosur për të mos lejuar  zbatimin e projektit që do tç rikonstruktojë aksin drejt Bylisit e kjo për faktin se jo vetëm punimet, por edhe zgjerimi i rrugës, dëmton varrezat e shkatërron varret. 

Banorët janë shprehur plot zemerim se varret janë dëmtuar pa nisur ende punimet e rrugës, e për këte motiv ata kanë bllokuar edhe kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë të firmës Salillari, e cila po kryen punimet. 

Mjetet e tonazhit të rëndë të Salillarit nga pakujdesia kanë dëmtuar njw pjesë të varreve ndërsa kanë derdhur beton në pjesë të tjera, duke revoltuar së tepërmi banorët.

Banorët janë shprehur mosbesues se firma zbatuese e projektit do të tregohet e kujdeshme me punimet në rrugën e varrezave në Hekal, pasi Salillari në akset pranë ku ka ndërhyrë ka shkulur edhe ullinjë shekullorë.  Kjo situate ka mbledhur ne nje takim perfaqesues te bashkise , te firmws “ Salillari” por dhe te Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Pas debatesh te ashpra me banoret u vendos qe punimet do te vijojne por ne segmentin prej 200 metra ku shtrihen varrezat nuk do te kete zgjerim te rruges. Sipas kryebashkiakut te Mallakastres Qerim Ismailaj , kjo ishte zgjidhja me e mire provizore deri ne nje vendim te dyte .

Ky është aksi që lidh Mallakastrën me pikën turistike të Bylisit, e zgjerimi i rrugës sipas projektit ne fjale do të sillte si domosdoshmëri prishjen e qivureve që ndodhen pranë rrugës, fakt që i detyroi banorët qe te kundershtojne fuqishem zbatimin e ketij projekti nderkohe qe kundershtimi i tyre beri te mundur moslejimin e punimeve ne pjesen e varrezave shumevjecare te fshatit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME