Këngëtarja e njohur Taylor Swift është shndërruar në një ndër artistet më të dashura për publikun. Swift kryeson listat e ‘Billboard’ që pas publikimit të albumit të saj të ri në datën 7 korrik, i titulluar ‘Speak Now’, që në shqip përkthehet ‘Flit tani’. Versioni më i ri i hitit ‘Speaks Now’ zuri vendin e parë nga 12 këngët e saj duke kaluar kështu edhe Barbra Streisand, e cila kishte 11.
Kjo nuk është e vetmja histori që po bën Swift, pasi ajo tani është gjithashtu artistja e parë në 60-vitet e fundit që katër albumet e saj renditen në top 10, duke u bërë kshtu gruaja e parë që ka 11 albume njëkohësisht në tabelën e ‘Billboard 200’.