Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË‘Pengmarrja’ e diplomës/ Meta për Ramën: Dështimin në shëndetësi do t’ua hedhë...

‘Pengmarrja’ e diplomës/ Meta për Ramën: Dështimin në shëndetësi do t’ua hedhë në kurriz studentëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për projektligjin për studentët e mjekësisë, duke theksuar se pengmarrja e diplomave është një vendim arbitrar dhe po ashtu antikushtetues.

Meta shprehet se qeveria me vendimin e marrë, kërkon që krizën e “Shëndetësisë Falas” që u premtua para 10 vitesh dhe kolapsin e plotë, t’ua hedhë në kurriz studentëve të Mjekësisë.

Statusi:

Pengmarrja e diplomave është një vendim shumë arbitrar, është një vendim antikushtetues dhe mbi të gjitha është një vendim, i cili kërkon që krizën e “Shëndetësisë Falas” që u premtua para 10 vitesh dhe dështimin dhe kolapsin e plotë të të gjithë sistemit shëndetësor, për të cilin ka vetëm një emër që është Edi Rama dhe qeveria e tij, t’ua hedhin në kurriz studentëve të Mjekësisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME