Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËZbulohet dhoma e skllevërve në Pompein e lashtë

Zbulohet dhoma e skllevërve në Pompein e lashtë

Arkeologët kanë zbuluar një dhomë të vogël gjumi në një vilë romake pranë Pompeit e cila me siguri përdorej nga skllevërit. Zbulimi hedh dritë mbi statusin e tyre të ulët në lashtësi. Dhoma u gjet në vilën Civita Giuliana, rreth 600 metra në veri të mureve të Pompeit, qytet i cili u shkatërrua nga një shpërthim vullkanik i malit Vezuv gati 2 000 vjet më parë. Dhoma përmbante dy shtretër, vetëm njëri prej të cilëve kishte një dyshek, dy dollapë të vegjël dhe një sërë urnash dhe enësh qeramike, në të cilat u gjetën mbetjet e 3 minjve.

“Këto detaje nënvizojnë edhe një herë kushtet e pasigurisë dhe higjienës së dobët në të cilën jetonin shtresat e ulëta të shoqërisë gjatë asaj kohe” – thuhet në një deklaratë të ministrisë italiane të kulturës. Nuk kishte gjurmë grilash, bravash apo zinxhirësh të përdorur për të mbajtur banorët e dhomës.

The two remarkably well-preserved slaves’ rooms were unearthed in November 2021

“Duket se kontrolli ushtrohej kryesisht përmes organizimit të brendshëm të shërbëtorëve në vend të barrierave apo kufizimeve fizike” – thotë Gabriel Zuchtriegel, drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompeit. Gërmimet në vilën Civita Giuliana u kryen në vitet 1907 – 1908, si dhe përsëri në vitin 2017 kur policia zbuloi se vendi po plaçkitej nga gërmuesit e paligjshëm.

Arkeologët thanë se një pjesë e një prej shtretërve ishte shkatërruar nga një tunel i përdorur nga grabitësit për të hyrë në një pjesë tjetër të vilës. Mali Vezuv shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit, duke vrarë mijëra romakë që nuk e kishin idenë se jetonin nën një nga vullkanet më të mëdhenj të Evropës.
Shpërthimi e varrosi qytetin nën një shtresë të trashë hiri, por duke ruajtur për shekuj shumë nga banorët dhe ndërtesat e tij.

The two small rooms included wooden cupboards, shelves on which cups, plates and other crockery rested

Vendi ka parë një shpërthim të aktivitetit arkeologjik të kohëve të fundit që synon ndalimin e kalbjes dhe neglizhencës, kryesisht falë një projekti prej 105 milionë € të financuar nga BE. Gennaro Sangiuliano, ministri i kulturës së Italisë tha se përpjekjet për ruajtjen dhe kërkimet do të vazhdojnë. “Ajo që po mësojmë për kushtet materiale dhe organizimin shoqëror të asaj epoke hap horizonte të reja për studime historike dhe arkeologjike” – tha ai. The Guardian

The discoveries were made in a tiny room at the Civita Giuliana villa
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME