Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSkandali/ Presidenti Rubiales puth në buzë futbollisten Hermoso pas fitores së Botërorit

Skandali/ Presidenti Rubiales puth në buzë futbollisten Hermoso pas fitores së Botërorit

Dominoi fushën dhe rrëmbeu Kupën e Botës, por Spanja po dominon tani edhe vëmendjen mediatike për episodin skandaloz të ceremonisë së ndarjes së cmimeve. Pikërisht në nderimet për triumfin në Botërorin e futbollit për femra, për herë të parë në historinë e saj, Luis Rubiales u bë protagonist në mënyrën e gabuar. Presidenti i Federatës Spanjolle puthi në buzë futbollisten e kombëtares Jeny Hermoso gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve.

Në momentin kur lojtaret po kalonin me radhë për të marrë medaljet, Luis Rubiales përshëndeti futbollisten Hermoso dhe më pas e puthi në buzë. Pamjet kanë bërë xhiron e internetit, duke shkaktuar polemika të forta. Hermoso e gjeti veten në mes të stuhisë, e detyruar të komentonte atë që ndodhi me një postim live në rrjetet sociale. “Nuk është se më pëlqeu, por nuk kisha çfarë t’i bëja”, tha sulmuesja iberike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME