Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJISonda ruse Luna-25 u shkatërrua gjatë përplasjes me Hënën

Sonda ruse Luna-25 u shkatërrua gjatë përplasjes me Hënën

Misioni i parë në Hënë i Rusisë pas gati 50 vitesh nuk pati sukses. Sonda Luna-25 u përplas në sipërfaqen e Hënës dhe pushoi së ekzistuari, ka njoftuar agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Dy ditë para uljes së planifikuar në Hënë, sonda ruse e hapësirës Luna-25 pësoi një incident të papritur, sipas autoriteteve. Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos foli për një difekt teknik. Pas kësaj “situate të paplanifikuar”, Luna-25 u përplas në sipërfaqen hënore dhe pushoi së ekzistuari, shpjegoi Roscosmos. Arsyet e kësaj ndërprerjeje do të sqarohen.

Për t’u përgatitur që të ulej në sipërfaqen e hënës, sonda fillimisht ishte planifikuar të hynte në një orbitë të re të satelitit të Tokës të shtunën. Një situatë nuk lejonte që manovra të kryhej sipas parametrave të planifikuar, u bë më tej e ditur.

Siç ishte planifikuar, sonda duhej të ulej në veri të kraterit Boguslawski në polin jugor të Hënës, më pas të qëndronte në sipërfaqen e Hënës për një vit, duke mbledhur mostra shkëmbi atje dhe duke studiuar sipërfaqen e Hënës.

Luna-25 u nis javën e kaluar nga kozmodromi rus Vostochny drejt Hënës. Kamerat e instaluara në sondë kanë dërguar tashmë imazhet e para të Tokës dhe Hënës.

Ky është misioni i parë rus drejt Hënës që nga viti 1976. Me Luna-25, Rusia donte të vendoste lidhjen me sukseset e kaluara të Bashkimit Sovjetik në fushën e udhëtimeve në hapësirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME