Të paktën 26 zjarrfikës u plagosën
Një person u vra dhe 33 të tjerë u plagosën në shpërthimet e së shtunës mbrëma në një pikë karburanti në rajonin Creventia, pranë Bukureshtit.
Zjarri që shpërtheu pas shpërthimit të parë u përhap në dy rezervuarë GLN dhe u pasua nga një shpërthim i dytë, më i fortë në momentin që forcat e zjarrfikësve kishin shkuar në vendngjarje. Një video e transmetuar nga televizioni rumun tregon momentin e shpërthimit të dytë.
Policia kishte rrethuar zonën në një rreze prej 300 metrash nga pika e karburantit.
Të paktën 26 zjarrfikës ishin midis të plagosurve, sipas ministrit të brendshëm rumun Raed Arafat, i cili shkoi në vendin e shpërthimit. Katër të plagosur janë duke u intubuar, të cilët kanë pësuar djegie të mëdha.