Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANjë i vdekur dhe 33 të plagosur nga shpërthimet në një pikë...

Një i vdekur dhe 33 të plagosur nga shpërthimet në një pikë karburanti pranë Bukureshtit

Të paktën 26 zjarrfikës u plagosën

Një person u vra dhe 33 të tjerë u plagosën në shpërthimet e së shtunës mbrëma në një pikë karburanti në rajonin Creventia, pranë Bukureshtit.

Zjarri që shpërtheu pas shpërthimit të parë u përhap në dy rezervuarë GLN dhe u pasua nga një shpërthim i dytë, më i fortë në momentin që forcat e zjarrfikësve kishin shkuar në vendngjarje. Një video e transmetuar nga televizioni rumun tregon momentin e shpërthimit të dytë.

Policia kishte rrethuar zonën në një rreze prej 300 metrash nga pika e karburantit.

Të paktën 26 zjarrfikës ishin midis të plagosurve, sipas ministrit të brendshëm rumun Raed Arafat, i cili shkoi në vendin e shpërthimit. Katër të plagosur janë duke u intubuar, të cilët kanë pësuar djegie të mëdha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME