Fier – Një 62 vjeçar ka pësuar dëmtime trupore teksa duke punuar në banesën e tij për të montuar një bombul gazi ajo i ka shpërthyer. Lajmi konfirmohet nga policia e cila pohon se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Margëlliç të bashkisë Patos dhe i plagosuri Fadil Muhaj është nën kujdesin e mjekëve.
Policia
Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi Fadil Muhaj 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.