Inter mundi 2-0 Cagliari në ndeshjen e fundit të javës së dytë të Serie A, duke bërë dy fitore nga dy në Serie A. Zikaltrit arrin kështu Milan, Napoli dhe Verona në krye të renditjes. Gjithçka e lehtë për skuadrën e teknikut Inzaghi në Unipol Domus. Dumfries u kujdes për zhbllokimin e ndeshjes në minutën e 21′ me asist të Thuram. Ndërsa i zakonshmi Lautaro Martinez gjen dyfishimin pas gjysmë ore lojë. Në pjesën e dytë, djemtë e Simone Inzaghi ia dolën pa shumë vështirësi. Zikaltrit rrezikuan shumë pak dhe morën në shtëpi një sukses që nuk u vu kurrë në diskutim.
Vetëm konfirmime në daljen e dytë sezonale. Qëndrueshmëri në mbrojtje (e vetmja skuadër me 0 gola të pësuar), sasi dhe cilësi në mes të fushës, vrapimi i krahëve dhe golat nga Lautaro Martinez. Kësaj i shtohet edhe një Thuram i cili është gjithnjë e më tepër në qendër të manovrës dhe vendimtar në të dy golat. Inzaghi mban ritmin me rivalët kryesorë për titull dhe përgatitet sa më mirë për ndeshjen ndaj Fiorentinës, e fundit para pushimit.
INZAGHI KA PËRSE TË BUZËQESHË
Një e dhënë nuk është kurrë provë, por këtë herë të paktën është një sinjal i shkëlqyer. Në daljen e parë në transfertë të sezonit, Inter largon ankthet fantazmat e së shkuarës. 2-0 ndaj Cagliarit pa asnjë njollë. Provimi ndaj një të vogli – ndër të tjera në një fushë shumë të nxehtë si Unipol Domus – u kalua me nota të larta. Me cilësi dhe personalitet. Kjo ishte ajo që kërkonte Simone Inzaghi, pas një viti 2023 që sezonin e kaluar shfaqi fytyrën më të shëmtuar të formatit të Inter në transfertë. Këtë herë gjithçka ishte perfekte, me zikaltrit gjithmonë në kontroll total dhe të uritur në zonën kundërshtare. Lautaro gjeti sërish golin, asist i Thuram, mesfusha dominuese dhe mbrojtja asnjëherë në telashe. Më mirë se kaq, vështirë të shpresosh. Inter mban ritmin me Milan dhe Napoli, duke bindur në çdo aspekt.