Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Deklarata e Ramës për Ukrainën, e pacipë dhe e turpshme

Berisha: Deklarata e Ramës për Ukrainën, e pacipë dhe e turpshme

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Rama si një “të pacipë” pas deklaratës së këtij të fundit në samitin e Bled-it në Slloveni. Rama tha se nëse merret për bazë lufta si kriter për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.

“Kur Dritani (Abazoviç) po fliste, po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullëhet në diell kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën” – tha Rama duke bërë që shumë nga krerët e qeverive të rajonit në panel të hapin sytë për atë që po dëgjojnë.

Për Berishën, kjo është një deklaratë e pacipë dhe e turpshme.

“Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin. Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme.

Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.

Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre. Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama!” – shkruan Berisha në rrjetet sociale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME