Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPërplasje në Bruksel/ Von der Leyen kundër Michel për zgjerimin në 2030-ën

Përplasje në Bruksel/ Von der Leyen kundër Michel për zgjerimin në 2030-ën

Komisioni Evropian hodhi poshtë këtë të martë objektivin e shprehur vetëm një ditë më parë nga kreu i Këshillit Europian, Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030-ën. Dy institucionet kryesore të Bruksel u përplasën përsëri pasi “qeveria e BE-së” doli kundër vërejtjeve të presidentit të Këshillit Evropian se blloku duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj në vitin 2030.

“Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën shumë të ngushtë me vendet kandidate për t’u përgatitur për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian” – tha zv.zëdhënësja e Komisionit, Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp këtë të martë. Ajo shtoi se Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen rreth përmbajtjes së fjalimit të tij të zgjerimit të hënën në një konferencë në Bled të Slloveni.

Mosmarrëveshja e fundit publike midis von der Leyen dhe Michel, të quajtur “çifti i çuditshëm i Evropës” për marrëdhëniet e tyre të vështira vjen teksa tema e zgjerimit të BE-së është rihapur vrullshëm në Bruksel. Gjithashtu të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi për një BE “më të shpejtë” në lidhje me pranimin e vendeve kandidate. Disa vende të Ballkanit kanë pritur vite për t’u anëtarësuar në BE. Sipas kuadrit ligjor, ata duhet të plotësojnë një sërë kërkesash përpara se kjo të bëhet e mundur.

Udhëheqësit e BE-së do t’i përkushtohen kësaj teme në një samit të ardhshëm në tetor, pasi lufta në Ukrainë ka ringjallur debatin mbi zgjerimin e bllokut. 8 vende janë duke pritur anëtarësimin, duke përfshirë Ukrainën dhe Moldavinë, të cilave iu dha statusi i kandidatit vitin e kaluar ndërsa janë rritur presionet për të hapur bisedimet e pranimit për Ukrainën deri në fund të këtij viti. Spinant këmbënguli se zgjerimi është një “proces i bazuar në merita” dhe se vendet kandidate duhet të lejohen të anëtarësohen vetëm pasi të përmbushin kriteret e hyrjes në BE.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME