Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET350 familje në fshatin Gjinoqarë pa ujë të pijshëm dhe pa rrugë...

350 familje në fshatin Gjinoqarë pa ujë të pijshëm dhe pa rrugë (foto e vidio)

Patos – Ky është fshati Gjinoqarë i njësisë administrative Ruzhdie të bashkisë Patos. Prej shumë vitesh banorët e fshatit vuajnë mungesën e ujit në baneset e tyre si dhe të rrugëve të pashtruara të fshatit.

Dikur kishin hapur puse me tumbina por për shkak të mungesës së ujit dhe fshati ndodhet në lartësi në faqe kodre një pjesë kanë hapur puse me sonda që kanë kushtuar mbi 6 milionë lekë të vjetra.

Banorët thonë se vetëm një çezmë ka fshati dhe kjo e ndërtuar në 2012 nga ish kryekomunari Pajtim Gllava por që tashme me hapjen e puseve me sondë ka paksuar prurjet. Ata shkojnë deri 2 km me karroca dore per te mbushur ujë me bidona dhe një bidon 10 litrosh mbushet për 30 minuta

Banorët thonë se edhe pse jane ankuar në njësinë administrative, dhe pse kandidatë për kryebashkiakë e deputetë vijnë e u premtojnë ata përsëri mbetën me karro dore e bidona per të marrë ujë për familjet dhe rrugët e pa shtruara ku është një tjetër shpenzim shtesë për ata që disponojnë autovetura

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME