Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMe 21 kg eksploziv me vete, ushtari i Admir Tafilit ishte nisur...

Me 21 kg eksploziv me vete, ushtari i Admir Tafilit ishte nisur për atentat në Fier

Albi Mecini është arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi u kap me 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, me të cilën dyshohet se do të kryente një atentat ndaj një personi të njohur të botës së krimit në Fier. Po kështu me vete atij iu gjetën edhe dy shishe benzinë. 

Albi Mecini konsdierohet si një ndër njerëzit më të besuar të Admir Tafilit, të cilin në vitin 2013 e ndihmoi të arratisej edhe nga burgu i sigurisë së lartë, në Drenovë. Policia dyshon se 29-vjeçari është autori i zhdukjes së Leonard Thodori dhe Ftmir Sulollarit në Sarandë. Mecini rezulton me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.

Policia e Fierit ka arrestuar Albi Mëcinin së bashku me një 25-vjeçar të cilët dyshohet se janë autorë të rrëmbimit dhe zhdukjes së Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit në muajin Prill në Sarandë.

Në pranga ka rënë Albi Mecini i cili është arrestuar me dy çanta që brenda kishin 21.3 kg lëndë plasëse artizanale për shpërthim në distancë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME