Kanye West u kap nga paparacët duke treguar të pasmet gjatë një ikje romantike me varkë me gruan e tij, Bianca Censori.
Ndonëse fillimisht, shumica e raportimeve flitej për një tjetër zgjedhje veshjesh provokuese nga reperi i njohur, shpejt në rrjetet sociale filluan të lindin dyshime të tjera se çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë atij shëtitje me varkë në kanalin e Venecias.
Konkretisht, bazuar në fotot dhe videot që bënë xhiron e shpejtë në internet, shumë njerëz në mediat sociale dhe tabloidët pohuan se Bianca Censori po kryente seks oral me bashkëshortin e saj.
Në një foto të postuar në internet, reperi shihet i ulur me shpinë nga kamera, ndërsa Bianca Censori shihet e ulur ose e gjunjëzuar përballë tij dhe nuk i duket asgjë përveç dorës.
Në një tjetër shkrepje nga ana e taksisë së ujit, West është përsëri ulur ndërsa Bianca Censori gjunjëzohet para tij dhe ai mban kokën e saj.
Ndonëse askush nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur, këto imazhe kanë nxitur spekulimet se çifti është angazhuar në një akt dashurie në taksinë e ujit, pa u vënë re turistët që bëjnë fotot e tyre.