Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBasha braktiset edhe nga Alibeaj, shkak, neni i ‘dorëheqjes’

Basha braktiset edhe nga Alibeaj, shkak, neni i ‘dorëheqjes’

Pas Gazment Bardhit, Lulzim Basha braktiset edhe nga Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundit ka vendosur të refuzojë të ashtuquajturin Kuvend Kombëtar të thirrur nga Basha.

Vete Alibeaj e ka justifikuar mosprezencën e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. Por a ka arsye tjetër që Alibeaj të mungojë në këtë aktivitet shume të rëndësishëm të PD-se zyrtare?

Sipas burimeve për News24, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhjet e Kryesisë së PD-se zyrtare, se do e mbështeste Lulzim Bashën vetëm nëse në statut do të vendosej një dispozitë, që nëse kryetari do të humbiste zgjedhjet e 2025-en, ai do të dorëhiqej.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi në ndryshimet statutore që pritet te miratohen, nuk ka asnjë dispozitë që të detyrojë kryetarin e të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e ardhshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME