Edi Rama paralajmëron shkrirjen e kabinetit qeveritar: Nesër i dërgoj Presidentit ministrat e rinj!
Kryesocialisti Edi Rama mbledh pasditen e kësaj të hëne Asamblene Kombëtare të Partisë Socialiste. Vetëm pak minuta para çeljes së punimeve të Asamblesë Rama ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ku ka paralajmëruar shkrirjen e kabinetit qeveritar.
Rama ka bërë me dije se ditën e nesërme do t’i dorëzojë presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj, duke zbuluar se bëhet fjalë për disa emërime.
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama.
Ndërkohë, aktualisht janë disa emrat të cilët po përfliten që do të largohen nga postet e tyre. Delina Ibrahimaj është një prej emrave më të lakuar për tu larguar, ministrja e bujqësisë Frida Krifca, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiriu, ndërsa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali thuhet se do të marrë postin e ministres së Mbrojtjes.