Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEmrat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja”, 4 në pranga, 2 babë...

Emrat/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Lidhja”, 4 në pranga, 2 babë e bir

Lushnje – Operacioni, rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, për goditjen e një tjetër rasti të kultivimit të cannabisit.

Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas (të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir).

Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si bashkëpunëtorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit Fitim Gjolena 24 vjeç, Ervin GJolena 31 vjeç, Hyqmet Gjolena, 61 vjeç dhe Mariglen Gjolena, 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj, Lushnjë (të afërm të njëri-tjetrit, ndërsa shtetasit Hyqnet dhe Mariglen Gjolena babë e bir).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME