Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT“Pa Sylvinhon nuk do isha këtu”: Flasin protagonistët

“Pa Sylvinhon nuk do isha këtu”: Flasin protagonistët

“Rëndësi ka fitorja, u futëm për të fituar. Sylvinho ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Fusha s’na lejoi të luanim futbollin siç duam ne, por rëndësi ka fitore”. Jasir Asani vazhdon të magjepsë, këtë herë me një gol autori. 28 vjeçari i thirrur për herë të parë në kombëtare nga Sylvinho, tregoi historinë e tij me kombëtaren. “Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por ska qenë e shkruar – tha Asani -. Falenderoj teknikun Sylvinho, po mos ishte ai ndoshta nuk do të isha në Kombëtare”.

Një nivel i lartë i treguar nga Asani që tregon se ndoshta tani kampionati korean i rri ngushtë: “Tani për tani jam në Kore, të mbaroj kampionatin dhe të shikojmë. Kush nuk ka dëshirë që të luaj në Europë. Merita e gjithë suksesit është e trajnerëve Sylvinho, Zabaleta dhe gjithë stafit – vazhdoi sulmuesi, që rrëfeu edhe një histori nga e shkuara -. “Kur kam filluar futbollin, luaja mbrojtës i majtë – e pastaj për bisedën pas golit me portierin Szczesny -. “Më tha që goditja ishte fenomenale, nuk e prisja. Unë i thashë që të pashë që lëvize dhe godita”.

ASLLANI: “SHUMË TË LIDHUR ME NJËRI TJETRIN EDHE JASHTË FUSHËS”

“E dinim që ishtë një ndeshje kryesore për ne dhe se Polonia ishte e fortë dhe do sulmonte shumë. Por në pjesën e parë u mbyllën në mbrojtje. Fusha nuk na ndihmoi shumë, por u treguam kompakt dhe e shijuam përballë tifozëve tanë”. Kristjan Asllani është lëshuar në krahët e entuziazmit për fitoren e arritur. Mesfushori i Inter ka bërë një përfaqësim pozitiv, ashtu si gjithë ekipi.

Asllani tregon edhe sekretin pas kësaj forme të kombëtares, që kur ka ardhur Sylvinho: “E dinim që kishin individualitet, por e kemi ndihmuar njëri tjetrin dhe rezultati ishte për ne. Me teknikun Sylvinho, jemi kompakt, rrimë shumë me njëri tjetrin, ka qenë shumë i mirë për këtë gjë. Jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin edhe jashtë fushave”, deklaroi Asllani.

DAKU: NUK GËNJEJ, E DIJA QË DO TË SHËNOJA

“Së pari dua ta nis me një fjalë të shkurtër për çdo gjë: njeriun e drejtë Zoti i madh e ndihmon. Dhe ato lot që kam derdhur i kam derdhur nga thellësia e shpirtit. Asnjë lot nuk ishte për atë pasim që nuk e dhashë mirë, por që debutova me kombëtaren. Ka qenë një privilegj shumë i madh. Një arritje shumë e madhe që sadopak të ndihmojë ekipin për kualifikimin në Europian”. Mirlind Daku tenton të sqarojë lotët pas ndeshjes në Pragë e për të konfirmuar lidhjen me kombëtaren. Sulmuesi, në ndeshjen e dytë me kombëtaren, shënoi golin e parë, shoqëruar me lot të tjerë gëzimi: “Në atë moment m’u duk që çdo e keqe që kisha brenda ka dalë jashtë. U ndjeva sikur kisha 100 kilogram mbi shpinë dhe i hoqa. Dua të them edhe diçka, prej momentit të parë që kam marrë ftesën, kam qenë 100% i sigurt që do të shënoja ndaj Polonisë. Nëse gënjej, Zoti është i madh dhe do të më dënojë”.

Daku kthen kokën edhe në pasimin e gabuar në Çeki: “Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë. Kjo ishte më speciale, në prani të të gjithë tifozëve. Pas ndeshjes së parë kisha shumë përkrahje nga tifozët shqiptarë anembanë dhe Zoti ma shpërbleu me gol. Ua shpërbleva edhe atyre mundin e sakrificën që kam bërë për të ardhur këtu. Ndoshta ju kam nervozuar në ndeshjen e parë me atë pasim por ndoshta këtu e kam kthyer për të gjithë shqiptarët”.

RAMADANI: I THASHË, ‘DUHET TË MARRIM SKUADRËN PARA’

Me kilomtra të tëra të përshkuara, e kontraste të panumërta të fituara, mesfushori Ylber Ramadani, ishte një nga më të mirët në fushë. Në 2-0 në shtëpi ndaj Polonisë, mesfushori i Lecce tregoi edhe momentin që ndryshoi ndeshjen: “Goli i tyre na zgjoi, na motivoi edhe më shumë. I thashë Gjimshitit dhe Ismajlit, duhet të zgjohemi dhe ta marrim skuadrën para. Asani pastaj bëri atë supergol. Ata nuk patën shanse të tjera. Kemi fituar ndeshje të madhe”, u shpreh Ramadani.

Lojtari zbuloi edhe fjalët e thëna nga tekniku brazilian pas fitores: “Sylvinho na përgëzoi për ndeshjen. Na tha kemi 3 finale, duhet të vazhdojmë kështu, me këmbë në tokë. Në ndeshjen e fundit ishalla do Zoti, festojmë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME