Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShqipëri 2 - 0 Poloni, Shqipëria drejt “Gjermani 2024” golat e fitores

Shqipëri 2 – 0 Poloni, Shqipëria drejt “Gjermani 2024” golat e fitores

Shqipëria nuk gabon dhe mposht 2-0 Poloninë, duke marrë vendin e parë në Grupin E kualifikues të Euro 2024. Vendosën Asani me një gol spektakolar dhe Daku, si një qendërsulmues i vërtetë, për të vënë përfund formacionin e Fernando Santos. Fitorja e parë pas 70 vjetësh, duke thyer serinë negative të sukseseve polake. Vetëm tre ndeshje kanë mbetur tashmë që Shqipëria të kurorëzojë ëndërrën e saj. Në 12 tetor, në Tiranë mbërrin Republika Çeke (-2), ndërsa në 17 nëntor luhet transferta moldave me vendasit po me dy pikë më pak se kuqezinjtë. Finishi i  këtij rrugëtimi është në Tiranë, kur në 20 nëntor do të vijnë Ishujt Faroe, që mbyllin renditjen.

Një provë fantastike taktike e teknike e formacionit të teknikut Sylvinho. Edhe këtë herë braziliani ndonjë surprizë e rezervoi, si Strakosha në portë. Uzuni i rikthyer titullar, mbështeste Cikalleshin. Por skuadra ishte e shkurtër, nuk shkoi kurrë në panik dhe ruajti ekuilibrin, duke shfrytëzuar nervat e tendosura të Polonisë. Gjërat për ta ndoshta mund të shkonin edhe ndryshe, sepse në një ndeshje shahu, Shqipëria rrezikoi ta shihte veten në disavantazh në minutën e 20 të ndeshjes. Në Arena Kombëtare Kiwior përfitoi brenda zonës, duke shfrytëzuar një përplasje topi, për të mposhtur Strakoshën. VAR anulon gjithcka.

NGA NDËRHYRJA E VAR TE MAGJIA E ASANIT

Shpërtheu stadiumi Arena Kombëtare në momentin kur nga salla VAR ka mbërritur zyrtarizimi për anulimin e golit. Por një britmë edhe më e zhurmshme ishte rezervuar për pak më pas. Shqipëria kaloi në avantazh me Jasir Asanin , që ekzaltoi stadiumin Arena Kombëtare. Një e majtë e kalibruar, njësoj si goli kundër Moldavisë, la të shtangur portierin e Polonisë Szczesny. Zbulimi i teknikut Sylvinho vazhdon të magjepsë, me gola të rëndë e që kanë përfunduar në seleksionin e UEFA-s si golat më të bukur të javës. Golat spektakolarë duket se janë një specialitet i kombëtares. Kujtojmë golin e vetë Jasir Asani ndaj moldavëve, ashtu si edhe Kristjan Asllani kundër Ishujve Faroe. Vetëm tre ditë më parë, në Pragë, Bajrami shtangu portierin me një goditje të fuqishme nga distanca.

ZBULIMI I NJË QENDËRSULMUESI

Sylvinho e kishte nën kontroll, Santos jo dhe aq. E zëvendësimet konfirmuan pikërisht këtë. Nga gabimi i pasimit të golit të mundshëm në Ceki te goli në Arenën kombëtare kanë kaluar vetëm tre ditë për Mirlind Dakun. Sulmuesi në ndeshjen e dytë me fanellën e Kombëtares coi peshë gjithë tifozët, duke shënuar golin e 2-0 të ndeshjes kundër Polonisë. Daku kishte vetëm dy minuta që ishte futur në fushë në vend të Cikalleshit, kur mori pasimin nga Asani në qendër të zonës në minutën e 62′. Ai shmangu me fizik mbrojtësin në markaturë dhe me një diagonale me të djathtën mposhti Szczesny. Vendimtar devijimi i Wieteska, që befasoi portierin polak.

Shpërtheu në lot sulmuesi i ri, duke ndjerë emocionet e golit të parë me kombëtaren, përpara një stadiumi të tejmbushur, në një ndeshje vendimtare për të vazhduar ëndërrën kualifikim. Lot që vlejnë fitoren e madhe të Shqipërisë, tani e para e Grupit E me 10 pikë, dy mbi Çekinë dhe Moldavinë.

Klasifikimi aktual dhe ndeshjet e mbetura

Ne 12 dhe 15 tetor

Ne 17 dhe 20 nentor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME