Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORT“Një fitore për gjithë Shqipërinë”: Sylvinho ekzaltohet, po pres Brojën

“Një fitore për gjithë Shqipërinë”: Sylvinho ekzaltohet, po pres Brojën

“Komplimente të gjithë tifozëve që kishim këtu në stadium. Kanë bërë një ambient të jashtëzakonshëm, na kanë ndihmuar shumë të gjithë neve. Kjo është një fitore e të gjithë popullit shqiptar”. Sylvinho, i buzëqeshur si zakonisht, por tepër euforik për ta fshehur kënaqësinë e fitores me Poloninë që e projektoi në vend të parë. “Ishte e rëndësishme të mos humbnim se ishte një nga skuadrat që luftonte deri në fund. Edhe Moldavia do të luftojë deri në fund”.

Tekniku brazilian pastaj i kthehet ndeshjes dhe atij goli të anuluar me VAR, që ktheu rrotën e fatit: “Nuk ishte një moment i mirë për ne në fillim. Por ndryshoi ndeshja në mesin e pjesës së parë. Është e vërtetë që na bënë presing, ishin nën trysni se ishte një ndeshje e vështirë. Pastaj kush humbte sot i komplikohej situata. Edhe unë e mendoj që na bënë presing, por nuk ishin të qartë që hynin në zonë. Ishte lojë pozicionesh e mbajtje topi, jo brenda zonës, ndaj rrezikonim pak në këtë aspekt”, tha Sylvinho.

NË PRITJE TË BROJËS

Tani çështja është të bëhet një menaxhim i mirë edhe organike. Shqipëria ka lojtarë të rëndësishëm, që po tregojnë se dinë të shënojnë gola të rëndë. E nuk duhet harruar se pret edhe Armando Brojën, të rikthehet: “Është e vërtetë që kemi lojtarë të shpejtë, të fortë, që shënojnë. Uzuni, Seferi, Bajrami, Muçi e shumë të tjerë. Kemi shumë lojtarë që bëjnë kundërsulm shumë të shpejtë dhe janë të aftë të shënojnë. Broja është një lojtar shumë i madh dhe urojmë që të kthehet shpejt, është në limit tani. Të shohim se ky dëmtim është i vështirë, ne do ta shohim se ai duhet të nisë të luajë me Çelsin. Nëse ka nevojë do të shkojmë ta shohim, por mbi të gjitha është shëndeti. Nëse ai do të jetë në kondicion, do ta shohim, nuk është problem. Do t’i marrim gjërat me ngadalë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME