Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAA ka alienë?/ NASA jep rezultatin e studimit të qindra UFO-ve

A ka alienë?/ NASA jep rezultatin e studimit të qindra UFO-ve

Një hetim i NASA-s që mori në studim qindra UFO zbuloi se nuk kishte prova që alienët të qëndronin pas fenomeneve të pashpjegueshme, por agjencia hapësinore tha se as nuk mund ta përjashtonte këtë si mundësi. Ishte një raport që pritej me shumë interes, por që në fund nuk dha një përgjigje përfundimtare.

E vetmja gjë e sigurt është se NASA tashmë do të hetojë ato që i quan FAP (Fenomene Anormale të Paidentifikuara) duke përdorur teknologji moderne dhe inteligjencë artificiale. Administratori i NASA-s, Bill Nelson tha se agjencia hapësinore amerikane jo vetëm që do të marrë drejtimin në hulumtimin e UFO-ve, por do të ndajë të dhënat me më shumë transparencë. Raporti i fundit ka 36 faqe me vëzhgime mjaft teknike dhe shkencore.

Ka apo nuk ka alienë?

Faqja e fundit e raportit thoshte se “nuk ka asnjë arsye për të konkluduar” se janë jashtëtokësorë pamjet e pashpjegueshme. “Megjithatë… ato objekte duhet të kenë udhëtuar nëpër sistemin tonë diellor për të arritur këtu”, – thuhet në raport. Megjithëse raporti nuk arriti në përfundimin nëse ekziston jeta jashtëtokësore, NASA nuk e mohoi mundësinë e “teknologjisë së panjohur të alienëve që mund të veprojë në atmosferën e Tokës”.

Nicola Fox, administratore e asociuar në Drejtorinë e Misionit Shkencës në NASA tha: “FAP janë një nga misteret më të mëdha të planetit tonë” dhe kjo është kryesisht për shkak të mungesës së të dhënave me cilësi të lartë. Pavarësisht pamjeve të shumta të UAP, zonja Fox tha se zakonisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme që “mund të përdoren për të nxjerrë përfundime përfundimtare shkencore rreth natyrës dhe origjinës së FAP”. Fox njoftoi se NASA ka emëruar një drejtor të ri të kërkimit të FAP. Ai do të përdorë AI në procesin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave.

NASA dyshon për fotot virale të “alienëve” nga Meksika

Gazetari i BBC-së, Sam Cabral, pyeti panelin e NASA-s për një seri fotografish të supozuara jashtëtokësore që iu prezantuan autoriteteve meksikane në fillim të kësaj jave. Një ekspert i vetëshpallur i UFO-ve, Jaime Maussan, solli në atë seancë ato që ai paraqiti si dy kufoma të lashta “jo-njerëzore” të alienëve. Ai pretendoi se trupat ishin gjetur në Cusco të Perusë, në vitin 2017 dhe se testimi i radiokarbonit daton që objektet ishin deri në 1800-vjeçare.

One of the two 'non-human' beings displayed to the media is seen during a press conference of Mexican journalist and UFO expert, Jaime Maussan, at the Camino Real hotel, in Mexico City, Mexico on September 13, 2023. The press conference was holding the day after the country's first public congressional hearing on the topic with UFO experts. The bodies displayed in cases, have three fingers on each hand they were recovered in Peru in 2017, they have no relation to human beings, experts said.

Autenticiteti i ekzemplarëve është parë me skepticizëm të madh në qarqet shkencore pasi Maussan ka nxjerrë edhe më parë pretendime për jetë jashtëtokësore, të cilat janë kundërshtuar. Shkencëtari i NASA-s, Dr. David Spergel i tha BBC-së“Le t’i vënë mostrat në dispozicion të komunitetit shkencor botëror dhe ne do të shohim se çfarë janë”.

Konferenca e NASA u zhvillua një ditë pas dëgjesës së parë publike në Kongresin meksikan mbi këtë temë me ekspertë të UFO-ve. Trupat e shfaqur kanë nga 3 gishta në secilën dorë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME