Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKA NJË "LUL" QË E HA TURPIN ME BUKË

KA NJË “LUL” QË E HA TURPIN ME BUKË

Nga Arben Vata – Po me Lulin ç’keni? Të gjithë njohim një “Lul” që e ha turpin me bukë.

Nuk e kuptoj se përse çuditen njerëzit e thonë se Lulzim Basha është i keq pasi preu në besë Sali Berishën që e solli nga korridoret e UNMIK në Kosovë në qeveri e më pas në krye të PD; Apo që i doli kundër edhe Gaz Bardhit që i mbajti vulën dhe logon për 1 vit.
A nuk jemi edhe ne të tjerët si Luli? A nuk njihni ju në shoqërinë tuaj plot “butakë”, njerëz pa “shtyllë kurrizore”, të cilët i ke ndihmuar, mbështetur dhe janë shprehur për besnikëri e luajalitet, por në fund të ditës ke kuptuar se ata janë të pabesë, që vërtiten nga të fryjë era.
Njeriu bën atë që është mësuar të bëjë gjithmonë. Njeriu me taban bën atë që është më e vështirë; të tjerët atë që u përshtatet më shumë.

Edhe Luli, këtë bën. Gënjen e pret në besë këdo që takon. Nuk është çudi që të gënjejë edhe Ramën
Luli nuk është vetëm. Ai ka shokë shumë…

PS: Asgjë personale, por çuditem pse i turremi vetëm Lulit, kur rreth nesh ka plot “lulushë”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME