Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKanceri i gjirit i mer jetën gazetares së njohur e Zërit të...

Kanceri i gjirit i mer jetën gazetares së njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi. Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit, njofton shërbimi shqip i Zërit të Amerikës. Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

“Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj” shkruhet mesazhin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës. Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME