Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNdërron jetë 60 vjeçari në varrezat e qytetit, kish pirë koktej ilaçesh...

Ndërron jetë 60 vjeçari në varrezat e qytetit, kish pirë koktej ilaçesh (emri dhe foto)

Mallakastër – Një 60 vjeçar është gjendur i vdekur në varrezat e qytetit Ballshit në orët e mvrëmjes së sotme. Në vendgjarje policia dhe grupi i ekspertëve.

Sipas burimeve paraprake të informacionit mësohet se pranë viktimës që mendohet një 60 vjecar Petrit Jaupaj me profesion mësues janë gjetur dhe disa medikamente. Burimet e para të informacionit thonë se mund të ketë konsumuar koktej ilaçesh që i kanë shkaktuar vdekjen.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, ndërsa rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME