Uncategorized

Lajm i mirë, Asllani mund të luajë titullar ndaj Bolognës

Hakan Çalhanoglu doli nga fusha e lojës shumë i lodhur ndaj Benficës, duke lënë të nënkuptuar se me shumë mundësi do të lihet pushim për sfidën e radhës në kampionat.

Sipas “Sky Sport” Kristjan Asllani mund të luajë titullar në sfidën e radhës të zikaltërve kundër Bolognës këtë fundjavë për të zëvendësuar turkun. Asllani po fiton pak nga pak besimin e trajnerit Inzaghi, i cili deri tani është aktivizuar në pesë takimi, një nga të cilat si titullar.

Ky është një lajm i mirë dhe për trajnerin Sylvinho, i cili e ka grumbulluar për sfidat ndaj Republikës Çeke dhe miqësoren ndaj Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button