Thursday, June 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËSi po precipiton në Serbi, në Kosovë në Shqipëri dhe në botë...

Si po precipiton në Serbi, në Kosovë në Shqipëri dhe në botë ngjarja e rëndë e 14 shtatorit?

Nga Spartak Ngjela-

Si po precipiton në Serbi, në Kosovë në Shqipëri dhe në arenën ndërkombëtare ngjarja e rëndë e 14 shtatorit?

Në 24 shtator të këtij viti, Kosova pati një sukses të merituar ushtarak: forcat e armatosura të Kosovës, me një saktësi të shkëlqyer dërguan në smbrasje një sulm agresiv të Serbisë.

Serbët vranë një kufitar shqiprar, kurse kundërpërgjigjja shqiptare e Kosovës vrau një numër ushtarësh të zgjedhur të Serbisë.

Dhe ja si po precipiton kjo ngjarje:

Ushtria e Kosovës është në festë.

Shqiptarët, kudo ku janë ndjenë gëzim dhe krenari për forcën që treguan.

Ushtrua e Serbisë është pushtuar nga një depresion i paniktë, se befas konstatoi se ushtria e Kosovës është në në nivel të lartë.

Vuçiç është në një hall se, duke qenë autori kryesor i organizmit të sulmit kriminal kundër Kosovës, dhe, nga ajo që tani është e provuar, ai ka frikë se mos edhe për të mund të fillojë një proces penal si ai që u ngrit kundër Sllobodan Milosheviçit në 31 mars të vitit 2001.

Por tani…

Për të shpëruat Vuçiçin ka dalë në skenë i quajturi Radoiçiç, i cili e ka marrë përsipër sulmin si të kryer vetëm prej tij dhe pa dijeninë e Vuçiçit.

Po edhe kryeministri Rama, si i shqetësuar po na duket për Vuçiçin.

Kurse ndërkaq infrastruktura përgjuese amerikanë po tallet me serbët, sepse i ka të gjitha provat kundër Aleksandër Vuçiçit

Kurse Aleksandër Vuçiç, një aventurier djaloshar ky, ndihet i trembur, se e kupton që tani ai është në dorë të amerikanëve.

Po politika amerikane, do ta çojë deri në fund procesin penal kundër Aleksandër Vuçiçit?

Kjo varet nga fakti se – cili do të mund të jetë pasardhësi i Vuçiçit?

Po arrestimi ndërkombëtar i Vuçiçit, a sjell një ndryshim të gjendjes në Serbi?

Në Serbi edhe opozita radikale nuk ka pranuar skifon Vuçiç e 14 shtatorit.

Mendohet se do të këtë përplasje në Serbi, sepse opozita radikale serbe për të mposhtur Kosovën, të paktën në Veri, për këtë po e mban Vuçiçin. Dhe tani ajo po duket shumë e zhgënjyer prej tij.

I.

Këto janë çështjet, por gjendja është ende në stand by, sepse pyetja është kjo: a është një krim ndërkombëtar sulmi Vuçiç kundër Kosovës?

Nuk ka dyshim që është një krim ndërkombëtar. Por, ne ende nuk po e dimë nëse ka filluar në Uashington një çështje penale kundër agresorëve serbë Vuçiç e co.

Dhe pyetja është kjo: akoma do ta tolerojë politika amerikane Serbinë? Dhe, a do të nisë procesi penal kundër bandës se Vuçiçit?

Por, ky proces duhet të fillojë sepse dihet që, brenda të Drejtës Ndërkombëtare, Kosova është në mbrojtjen e NATO -s. Prandaj, Vuçiç, që ka dhënë urdhërin për sulmin kundër Kosovës, duhet të vendoset nën akuzë. Të shohim se çfarë do të bëjë USA për këtë çështje.

Gjithsesi ai sulm i behtë ishte një krim i rëndë, sepse ka ndodhur në Evropë dhe kundër forcave paqeruajtëse në Kosovë.

A e dini ju se çfarë ruajnë forcat paqeruajtëse në Kosovë? Pikërisht një agresion të Serbisë kundër Kosovës. Dhe Serbia e ndërmori.

Po pra, e ndërmori, por, NATO dhe Shtetet e Bashkuara a nuk do t’i kundërpërgjigjen këtij sulmi hajdutësh kundër NATO – s që u krye në 14 shtator dhe që shqetësoi gjithë botën shqiptare në Gadishullin Ilirik?

Po Uashingtoni, a do ta pranojë fyerjen?

Unë them se jo.

Prandaj sigurisht që po pritet kundërpërgjigjja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

II.

Përgjigjja e rreptë kundër Beogradit nga Shtetet e Badhkuara të Amerikës është në vijën e saktë të luftës, por edhe të ruajtjes së personalitet e të prestigjit të Sheteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo çështje edhe mund të shkojë shumë thellë nga Amerika kundër Serbisë; sepse tani është e qartë që bashibuzukët e Serbisë kanë goditur forcat amerikane të KFOR-it.

Sigurisht që Amerika do të përgjigjet ashpër, sepse si rregull historik fyerja që i bëhet superfuqisë goditet ashpër nga superfuqia. Sepse kjo gjithmonë e ruan të pacenuar superioritetin e saj. Superfuqi pa superioritet, as ka pasur e as që mund të ketë.

Prandaj, edhe ky rasti i 14 shtatorit një ngjarje e tillë është, një ngacmim provokues i Serbisë kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç duket Vuçiçi ka qenë në ethet e falimentit të tij dhe deshi të provokonte edhe një herë Uashingtonin.

Në fakt, nëse ju shihni preokupimet e vjetra të Serbisë, në ato thuhet në mënyrë të përsëritur: “ne serbët nuk duhet ta lejojmë që të na rivendoset sërish Perandoria e Arbërisë.”

Prandaj Serbia donte të provokonte Uashingtonin me pyetjen e saj të përsëritur: a është Amerika ende në mbrojtje të Kosovës, apo ka hequr dorë?

Por, për të ndërmarrë këtë akt, Serbinë edhe mund ta kenë intriguar dhe, si “mendje ndritur” që ështe Vuçiç, bëri ndërhyrjen e turpit të tij, se u thye rëndë nga forcat shqiptare në 14 shtator. E provoi, dhe e gjeti vendin.

Por, të gjitha qeveritë e Serbisë kanë pasur një ide fikse që u ka qëndruar gjithmonë në mendje, duke thënë: “kurrë nuk duhet ta lëmë të forcohet Iliria, se ajo është ende gjallë dhe shqiptarët, të shpërndarë në Ballkan, sot ata janë tamam si një perandori që po pret bashkimin.”

Ja, ky është mendimi i tyre sundues për ta, që nga viti 700 e deri në ditët e sotme. Dhe kjo tani për serbët është një sëmundje e vjetër.

Por…

III.

Gjithkush mund të pyese: Ky Vuçiç kaq i sëmurë mendërisht është? Ende nuk po kupton dot ky që sot çdo politikë e mençur në Perëndim e di që Vuçiç është me Rusinë?

Po ende nuk po e kupton Vuçiç që Moska nuk lejohet të hyjë në Ballkanin Perëndimor?

Ende nuk e di ky që historia e ka shprehur qartë se Serbi e Rusi, është e njëjta gjë?

Po, ende nuk e kupton ky i sëmurë i Beogradit që forcën në konfliktin Ruso-Amerikan në Ballkan, Amerika e mban në aleancë e saj me Shqipërinë dhe Kosovën?

Të gjitha këto janë të ditura, por Vuçiç mendon se di të gënjejë, dhe sigurisht që ka shpresë edhe te veglat e Sebisë në Shqipëri dhe në Kosovë. Por kjo është për të qeshur, se veglat e tij kanë frikë nga Amerika si djalli ndaj temiamit.

Asgjë nuk i bëjnë dot më Shqipërisë në këtë kohë, dhe, nëse Vuçiç e ka shpresën te veglat e tij të vjetra në Tiranë, të cilat ai i pagan, lodhet kot dhe shpenzon kot, sepse këto vegla të pështira janë të kapur dhe në prag të burgut.

Historia po ecën me shqiptarët dhe për shqiptarët Të tjerët lodhen kot.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME