Uncategorized

“Ik ore q*hu!”/ Evi Kokalari ngre gishtin e mesit dhe largohet nga studio e Ylli Rakipit

Evi Kokalari është acaruar tej mase në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke u larguar nga intervista, madje duke sharë me fjalor banal Ylli Rakipin dhe Neritan Sejaminin. 

Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të. 

Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet. 

Kokalari u acarua tej mase, veçanërisht kur moderatori e ironizoi duke i thënë se “lëvizja e saj do të rrëzojë Edi Ramën” dhe se në fund do të jetë qesharake. 

Pas përplasjeve të forta, Kokalari u çua dhe u largua nga studio, duke ngritur edhe gishtin e mesit dhe duke drejtuar disa fyerje ndaj moderatorit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button