Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETEleminoni ushqimet me sheqer të lart

Eleminoni ushqimet me sheqer të lart

Sheqeri i lartë në gjak rezulton në shumë probleme shëndetësore dhe disa ushqime mund ta shkaktojnë rritjen e tij.

Rritja e vazhdueshme e sheqerit në gjak mund të çojë në diabet me kalimin e kohës. E thënë thjesht, sheqeri i lartë në gjak – i quajtur edhe glukozë e lartë në gjak – do të thotë që keni shumë sheqer në gjak.

Kjo ndodh ose sepse trupi juaj ka shumë pak insulinë ose trupi juaj nuk punon siç duhet në reagim ndaj insulinës. Edhe pse ndonjëherë mund të duket jashtë kontrollit, ka mënyra për t’i menaxhuar nivelet e glukozës në gjak.

Në fakt, shmangia e disa prej ushqimeve më të këqija të sheqerit në gjak është një mënyrë e mrekullueshme për të filluar – shkruan Eat This, Not That.

Jogurti me shije frutash

Sarah Anzlovar, dietologe e regjistruar dhe pronare e Sarah Gold Nutrition, beson se shumë jogurtë me shije frutash janë më të ngarkuar me sheqer sesa disa ëmbëlsira.

Ajo këshillon që në vend të tyre të provoni jogurt të thjeshtë, i cili ka shumë proteina dhe mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit në gjak. Për ta bërë më të shijshëm, shtoni fruta të freskëta ose fara për të shtuar pak fibra.

Dietologia thotë se fibrat gjithashtu mund të ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak, sepse edhe pse është një lloj karbohidrati, trupi juaj nuk e zbërthen atë, kështu që nuk mund të shkaktojë rritje të sheqerit në gjak.

Karbohidratet e përpunuara

Sipas Melissa Azzaro, dietologe e regjistruar, ushqimet me indeks të lartë glikemik e rritin sheqerin në gjak më shpejt se ushqimet me indeks glikemik më të ulët. Këto përfshijnë bukë të bardhë, orizi, patate dhe ushqime të tilla si patatina dhe gjevrek. Sidoqoftë, nuk keni pse t’i eliminoni plotësisht.

Indeksi glikemik mat ushqimin vetëm kur hahet vetëm. Pra, për të reduktuar ndikimin e tyre në sheqerin në gjak, mos i hani vetëm, por kombinojini me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.

Ushqim i fërguar

Klinika Cleveland thotë gjithashtu se ushqimet e skuqura mund ta rritin rrezikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2, ndërsa një studim i botuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se rritja e konsumit të ushqimeve të skuqura çoi në një rrezik të shtuar të diabetit.

Ngrënia e ushqimeve të fërguara mund të shkaktojë çrregullim në nivelet e glukozës në gjak. Ky lloj ushqimi shpesh është plot me trans yndyra për shkak të vajit që përdoret për tiganisje. Sipas Foods, trans yndyrat mund të kontribuojnë në rezistencën ndaj insulinës, diçka që mund të çojë në sheqer të tepërt në gjak.

Ushqime të pasura me trans yndyra

Nëse jeni duke parë sheqerin në gjak, mund të dëshironi ta kufizoni seriozisht konsumin e trans yndyrës, sepse sipas Scandinavian Journal of Food and Nutrition, trans yndyra mund të rritë rezistencën ndaj insulinës së një personi nëse ka diabet të tipit 2. Kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në sheqerin në gjak, sepse insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.

Në këtë listë përfshihen edhe karamelet e ëmbla, drithërat me sheqer, ‘smoothie’ i përgatitur me shumë sheqer, patatet e bardha etj.

Një dietë miqësore me sheqerin në gjak është ajo që përmban ushqime të pasura me lëndë ushqyese, të tilla si ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të papërpunuara, peshk dhe yndyra të shëndetshme të pangopura. Sa u përket ushqimeve që duhen shmangur, këto përfshijnë gjëra që janë të pasura me sheqerna të shtuara dhe karbohidrate të rafinuara, me shumë pak proteina ose fibra për t’i mbështetur ato. /Telegrafi/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME