Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLaert Haxhiut do ekstradohet/ Rivali i Aldo Bares në burgjet shqiptare

Laert Haxhiut do ekstradohet/ Rivali i Aldo Bares në burgjet shqiptare

Laert Haxhiu, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për vrasje dhe përfshirje në ngjarje kriminale, mund të ekstradohet në Shqipëri. Gjykata e Apelit te Janinës ka dhënë vendim pozitiv për ekstradimin e Laert Haxhiut.

Haxhiu është arrestuar pak kohë më parë në Greqi, por situata e tij penale është rënduar pas rrëfimit të Artan Tafanit, i cili ka zbardhur shumë ngjarje kriminale të organizuara dhe porositura nga 31-vjeçari.

Laert Haxhiu është marrë i pandehur dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO për masakrën e Lushnjës në 2017, ku vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës.

GJKKO ka dënuar me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të shpallur fajtor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut, në Lushnjë në 2017. Në fakt, që pas masakrave të bujshme dhe vrasjeve demonstrative të bëra në Lushnje, Laert Haxhiu nuk u dyshua për asnjë nga krimet e zbardhura ditëve të fundit, përveç vrasjes së Elton Mermalit.

Në mesin e personave të pikasur nga Laert Haxhiu ishte dhe prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu e cila ka në dorë çështjen e e tij.

Kjo u mësua pas dëshmisë së Artan Tafanit.

I penduari i drejtësisë ka arritur të zbardhë dhe atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK Doloreza Musabelli.

Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për ‘të hequr qafe’ Musabelliun si dhe prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe avokatin Adriatik Doga.

“I kemi ndjekur. Laerti ka dashur të sulmojë Doloreza Musabelli, pasi ishte prokurorja e çështjes së tij në SPAK. Kjo prokurore kishte dënuar me burgim të përjetshëm shokun e Laertit Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin. I kemi mbajtur nën vëzhgim dhe familjet e tyre. Laerti, pretendonte se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kjo prokurore po i bënte gropën. Atij ju fiksua që ta vriste prokuroren ose ndonjë njeri të afërm të familjes.

I kemi bërë foto prokurores, burrit avokat dhe fëmijëve. Laerti tha se fotot e fëmijëve duhet më parë t’ia nisnim burrit të prokurores për të parë se çfarë ndikimi dhe reagimi do sillte”, ka deklaruar i penduari Tafani.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME