Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMblidhen krerët e lartë të SHBA dhe BE: Kosova dhe Serbia t’i...

Mblidhen krerët e lartë të SHBA dhe BE: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian bënë thirrje këtë të premte për zbatim të “shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që dy vendet t’i kthehen dialogut. Ky qëndrim është përfshirë edhe në deklaratën e përbashkët, të miratuar në samitin mes SHBA-së dhe BE-së, që është mbajtur më 20 tetor në Uashington.

Mikpritës i samitit ka qenë presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa BE-ja është përfaqësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Ne rikonfirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe mbështesim perspektivën evropiane të rajonit. Të gjithë partnerët duhet t’i vazhdojnë reformat e kërkuara, për të përparuar në rrugëtimin e tyre evropian“, – thuhet në pjesën e deklaratës kushtuar këtij rajoni. Më pas, në mënyrë të veçantë përmendet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Nënvizojmë nevojën që Kosova dhe Serbia, urgjentisht t’i ulin tensionet dhe shpejt, e pa kushte ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja“, – thuhet mes tjerash në deklaratë.

Kjo deklaratë u lëshua një ditë para vizitës që do ta zhvillojnë 5 zyrtarë perëndimorë në Kosovë dhe Serbi, me qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve. Kështu i ka arsyetuar Bashkimi Evropian vizitat e të dërguarit të tij për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd.

Por, pas zhvillimeve në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjërat më nuk mund të jenë njësoj sa i përket rrjedhës së dialogut. Më 24 shtator, në Banjskë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, si pasojë e sulmeve të një grupi të armatosur serb. Në shkëmbim e sipër të zjarrit mes policisë dhe atij grupi janë vrarë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili më pas ka hequr dorë nga të gjitha funksionet e partisë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Kosova është në kërkim të ekstradimit të Radoiçiqit nga Serbia. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin e 24 shtatorit, por ajo i hedh poshtë të gjitha pretendimet. Diplomatët perëndimorë e kanë përmendur disa herë se zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel është hap kyç për rrugën përpara drejt integrimeve evropiane.

Marrëveshja me 11 nene nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar. /REL

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME