Muaj më parë, aktori Genc Fuga pësoi goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale urgjente.
Ishte Eni Jani, bashkëshortja e tij, që bëri publik lajmin asokohe bashkë me thirrjen për të kontribuar sadopak në mënyrë që t’i shpëtonin jetën aktorit. Shqiptarët u organizuan menjëherë, madje tejkaluan shumën e vendosur prej saj. Që nga ajo kohë e deri më sot, gjendja e tij shëndetësore ka ardhur duke u përmirësuar. Së fundmi, aktori është shfaqur në publik së bashku me disa miq kolegë gjatë një eventi të organizuar në Akademinë e Arteve.